Disa fshatra në qarkun e Lezhës mbeten pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, duke krijuar vështirësi për banorët.
Pa furnizim me energji kanë mbetur zonat e Balldreni, Torovica, Malecaj, si dhe disa fshatra të tjerë përreth. Kjo situatë po pengon aktivitetet e përditshme të banorëve.
Sipas një burimi, ndërprerja lidhet me motin e keq i shoqëruar me erë të fortë dhe reshje shiu. Megjithatë, nuk ka ende njoftim zyrtar nga institucionet përgjegjëse për shkakun e saktë të ndërprerjes ose për kohën e pritshme të rikthimit të energjisë.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për normalizimin e situatës.