Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se partia vazhdon të funksionojë si një shtëpi e hapur politike.
Ajo theksoi se është plotësisht e njoftuar për bisedimet që LDK-ja po zhvillon me ish-presidenten Vjosa Osmani, por nënvizoi se asgjë nuk është zyrtare derisa të njoftohet publikisht nga kryetari i partisë.
Në një deklaratë, Kica-Xhelili u shpreh: "Në politikë, partitë qëndrojnë si shtëpi të hapura apo të mbyllura politike. Kjo varet nga mënyra se si funksionojnë ato parti. Ndërkaq LDK-ja vazhdon të mbetet shtëpi e hapur politike. Unë jam plotësisht e njoftuar për bisedimet që po zhvillohen me ish-presidenten apo presidenten Vjosa Osmani. Sikurse jam e bindur që në momentin që ka diçka zyrtare, ajo juve do t'ju njoftohet nga kryetari i LDK-së. Derisa një gjë e tillë nuk njoftohet direkt nga ai dhe LDK-ja në platformat e saj zyrtare, atëherë asgjë nuk është zyrtare."
Deklarata u bë në kuadër të një debate publik, ku u ripërsërit politika e hapur e LDK-së ndaj figurave politike.