Hetimet pas shpërthimit me eksploziv në diskotekën “Jacky O.” në Athinë kanë identifikuar si të dyshuar dy shqiptarë me precedentë penalë për krime të ndryshme, përfshirë grabitje.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 7 tetorit 2025. Shpërthimi u krye me bombë dhe po hetohet nga oficerët e Departamentit të Zhvatjes në Athinë.
Të dyshuarit janë skeduar nga autoritetet ligjzbatuese greke. Ata u identifikuan nga kamerat e sigurisë, sipas gazetës “Protothema”.
Si motiv i mundshëm po shqyrtohet refuzimi i pronarit të diskotekës për të paguar paratë e mbrojtjes pas një gjobe të mëparshme.