Edona Llalloshi ka publikuar sot këngën “Zemra e Dardanisë”, kushtuar Kombëtares së Kosovës në prag të ndeshjes finale të play-off-it për Botërorin 2026 kundër Turqinë.
Ndeshja zhvillohet sot në stadiumin Fadil Vokrri duke filluar nga ora 20:45. Kjo përballje konsiderohet ndër më të rëndësishmet në historinë e futbollit kosovar, pasi një fitore do të sigurojë kualifikimin e parë të Kosovës në Kupën e Botës.
Kënga synon të motivojë lojtarët dhe të ndezë emocionet te tifozët, të cilët janë nën ethe para lojës. I madh e i vogël po flet për këtë sfidë vendimtare.
Burimet raportojnë se kënga është pritur mirë dhe ka kontribuar në krijimin e atmosfere festive para ndeshjes.