Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), e konsideron të pashmangshme shkuarjen e Kosovës në zgjedhje parlamentare të parakohshme.
Në një postim në Facebook, ai parashikon mbajtjen e tyre në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit. "Së paku zgjedhjet parlamentare në fund të muajit maj apo fillim të qershorit nuk na japin kokëdhimbje edhe nëse oligarkët e energjisë elektrike vendosin që Kosova mos të ketë energji elektrike ditën e zgjedhjeve", ka shkruar Miftaraj.
Sipas tij, Albulena Haxhiu, ushtruesja e detyrës së presidentit, ka në dispozicion dy data specifike për caktimin e datës së zgjedhjeve: 31 maj ose 7 qershor. Ai i fton mërgimtarët që duan të marrin pjesë personalisht në votime të rezervojnë biletat.