Ditën e sotme, më 3 shkurt 2026, ish-nëndrejtor i Hipotekës, Enis Hoxha, paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Hoxha u pa duke dalë nga ambientet e kësaj prokurorie, siç tregojnë pamjet e publikuara nga mediat.
Enis Hoxha është kunati i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Arsyet e paraqitjes së tij në SPAK nuk janë bërë të njohura zyrtarisht.
Ndërkohë, Arben Ahmetaj ndodhet në arrati, ndërsa SPAK kërkon arrestimin e tij. Ndaj ish-numrit dy të qeverisë ka disa çështje të hapura penale, mes të cilave:
- Çështja e inceneratorëve;
- Privatizimi i fabrikës së miellit.
SPAK e ka marrë të pandehur Arben Ahmetaj për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës", pasi dyshohet se ka shkaktuar dëm ekonomik shtetit shqiptar në vlerën prej 7 miliardë lekësh.