Deputeti i Partise Socialiste, Erion Brace, e ka ngritur kete shqetesim gjate fjales se tij ne Kuvend, duke i cilesuar vleresimet negative te koordinuara ne platformat online, si Google, si nje krim me pasoja te renda. Sipas tij, keto veprime nuk synojne vetem demtimin e bizneseve te veçanta, por perbejne nje sulm ndaj ekonomise se vendit dhe sigurisë kombetare.
Brace theksoi se sektori i sherbimeve, i cili perben 49% te ekonomise shqiptare, eshte shenjestra kryesore e ketyre sulmeve. Ai argumentoi se ekziston nje boshllek i qarte ligjor dhe institucional ne mbrojtjen e hapesires dixhitale nga keqinformimi, dezinformimi dhe dhuna.
Deputeti kerkoi krijimin e nje institucioni te specializuar qe do te mbikqyre dhe mbroje hapesiren online nga keto fenomene. Debati ne Kuvend vjen ne nje kohe kur 15 biznese kane depozituar tashme kallezime prane organeve te Policise, duke kerkuar hetimin e ketyre sulmeve te sinkronizuara.