Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi vazhdon të shfaqë formë të lartë te skuadra e Trabzonspor, duke lënë gjurmë edhe në ndeshjet e përgatitjes para sezonit të ri. Në takimin miqësor të zhvilluar këtë të dielë kundër ekipit italian të Udinese, 24-vjeçari zhbllokoi rezultatin që në minutën e katërt të lojës. Goli erdhi pas një aksioni ku futbollisti pogradecar, pas një asistimi nga Aral Simsir, mori topin në zonë dhe gjeti rrjetën duke kaluar skuadrën turke në avantazh.
Performanca e Muçit vjen pas një sezoni të suksesshëm ku ai regjistroi 11 gola dhe 3 asistime në 26 ndeshje të kampionatit. Forma e treguar ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura europiane. Sipas raportimeve, skuadra gjermane e Frankfurt dhe ajo italiane e Napoli kanë shfaqur interes për shërbimet e tij. Megjithatë, klubi i Trabzonspor është shprehur i vendosur për të bërë përpjekjet e nevojshme për të mbajtur lojtarin në radhët e veta për sezonin në vijim.
Përditësime
Në minutën e 4-t, Ernest Muçi zhbllokoi rezultatin në miqësoren ndaj Udineses. Sulmuesi realizoi me një goditje të saktë me të brendshme nga krahu i majtë i zonës, duke e lënë portierin Piana pa reagim.
Goli i Ernest Muçit në minutën e 4-t i dha Trabzonsporit fitoren minimale 1-0 kundër Udineses. Sulmuesi 25-vjeçar luajti deri në minutën e 61-të, kur u zëvendësua nga Mitongo. Ndërkohë, interesi për shërbimet e shqiptarit është shtuar, me Aston Villan që i bashkohet Frankfurtit dhe Napolit në garën për transferimin e tij.
Aston Villa po përgatit një ofertë zyrtare për Ernest Muçin. Interesimi për sulmuesin shqiptar është shtuar pas golit të tij vendimtar në fitoren 1-0 të Trabzonsporit ndaj Udineses, e para për skuadrën gjatë fazës përgatitore.
Trabzonspori ka caktuar një vlerë prej 25 milionë eurosh për kartonin e Ernest Muçit, duke reflektuar interesimin në rritje të klubeve europiane. Në ndeshjen miqësore kundër Udineses në Landskrona, sulmuesi shqiptar – i cili shënoi një gol – u zëvendësua nga trajneri Fatih Teke në minutën e 61-të.