Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje. Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të mbahet një konferencë për media para Prokurorisë Speciale.
Familja Dehari, avokati Tomë Gashi dhe përfaqësuesi i VV-së, Sami Kurteshi, do t’u drejtohen qytetarëve nga ora 11:00. Burimi nuk jep hollësi të tjera për temat që do të trajtohen gjatë konferencës.