Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se dhjetë klube janë licencuar për të garuar në garat evropiane të UEFA-s për sezonin e ardhshëm. Ky njoftim u bë të martën, pas shqyrtimit të kërkesave të paraqitura nga dymbëdhjetë klube.
Prej klubeve të licencuara, tetë vijnë nga Superliga e Kosovës në konkurrencën e meshkujve. Ato janë: FC Drita, FC Ballkani, FC Malisheva, FC Prishtina, SC Gjilani, FC Dukagjini, FC Llapi dhe FC Ferizaj.
Në konkurrencën e femrave, licencën e kanë siguruar KFF Mitrovica dhe KFV Prishtina.
Dy klubet që nuk arritën të licencoheshin janë FC Drenica dhe FC Prishtina e Re, të dyja nga Superliga e Kosovës e meshkujve.