Florent Muslija ishte një nga lojtarët kryesorë në fitoren minimale 1-0 të Fortuna Dusseldorf-it ndaj Arminia Bielefeld-it, në kuadër të xhiroës së 18-të të Bundesliga 2, të luajtur në shtëpi më 16 janar.
Reprezentuesi kosovar, 27-vjeçari Muslija, asistoi te goli i fitores, të cilin e realizoi sulmuesi zviceran Cedric Itten në minutën e 86-të. Me këtë performancë, Muslija mori notën 7.5 nga "SofaScore", duke u renditur ndër lojtarët më të vlerësuar në ndeshje.
Përveç asistit, Muslija kompletoi dy driblime, dhuroi katër pasime kyçe dhe fitoi tetë duele. Ky asist është i dyti i tij në Bundesliga 2 këtë edicion, ndërsa ka shënuar edhe tre gola me Fortunan, që lufton për mbijetesë. Sipas statistikave në të gjitha garat, ai ka katër gola dhe katër asistime.
Pas kësaj fitoreje, Fortuna Dusseldorf zë vendin e 14-të me 20 pikë, ndërsa Arminia Bielefeld është në pozitën e 16-të me 19 pikë.