Përfaqësuesja e futbollit të Kosovës fitoi me rezultat 4:3 ndaj Sllovakisë në ndeshjen e luajtur në Bratislavë më 27 mars 2026.
Sipas sajtit SofaScore, lojtari më i vlerësuar ishte Florent Muslija me notën 7.7. Ai shënoi supergol për epërsinë 3:2 dhe u dallua për veprime teknike si dhe vizion gjatë lojës.
Nota të tjera nga SofaScore:
- Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani: 7.2
- Mërgim Vojvoda: 7.1
- Veldin Hoxha dhe Lumbardh Dellova: 7
- Kreshnik Hajrizi: 6.9
- Albian Hajdari: 6.7
- Elvis Rexhbeçaj: 6.6
- Aro Muriq: 6.4
- Dion Gallapeni: 6.2
Saiti FlashScore e vlerësoi po ashtu Florent Muslijën më të mirin me 7.7, pasuar nga Mërgim Vojvoda me 7.6. Aro Muriq mori notën më të ulët prej 5.2 sipas këtij sajti.