Florian Marku, boksieri 34-vjeçar shqiptar, ka deklaruar rikthimin në ring pas një periudhe të vështirë.
Ai shkroi në rrjetet sociale: «Shumë gjëra kanë ndodhur në jetën time këto 2 vite, por dalë ngadalë do të rikthehem në ring. Dasht Zoti. Si kurrë më parë».
Periudha e fundit ka qenë e ngarkuar për Markun. Në mars të vitit 2024, ai pësoi humbjen e parë në karrierën profesioniste kundër Chris Congo. Pas kësaj ndeshjeje, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për një dëmtim të vjetër.
Në fillim të vitit 2025, Marku u arrestua në Londër dhe u transferua në Greqi, ku kreu disa muaj burg. Kjo lidhet me një konflikt të mëparshëm, ku akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.
Përditësime
Florian Marku ka rekordin 16 fitore, 1 humbje në boksin profesionist. Humbja e fundit erdhi me vendim unanim pas 10 raundesh kundër Chris Kongo. Ai publikoi një foto duke njoftuar meçin e ardhshëm së shpejti.