Një fluks i shtuar udhëtarësh është shënuar në Portin e Vlorës gjatë fundjavës së 23 gushtit 2026, si pasojë e largimit të emigrantëve shqiptarë që kthehen në vendet e punës dhe turistëve italianë pas pushimeve verore. Sipas autoriteteve, rreth 8,000 pasagjerë dhe 2,300 automjete janë nisur drejt Italisë përmes linjës detare Vlorë–Brindisi.
Për menaxhimin e kësaj ngarkese, strukturat e Policisë Kufitare kanë ndërmarrë masa shtesë për të garantuar përpunimin e shpejtë të dokumentacionit. Në pistën e automjeteve janë vënë në funksion nëntë sportele, ndërsa në terminalin e pasagjerëve kanë operuar pesë sportele për të shmangur krijimin e radhëve të gjata. Në linjën detare kanë operuar tre tragete, të cilat kanë respektuar oraret e përcaktuara të lëvizjes.
Sipas njoftimeve zyrtare, procesi i përpunimit është zhvilluar pa vonesa dhe situata është menaxhuar me sukses. Autoritetet parashikojnë që aktiviteti në port t'i rikthehet ritmit normal të punës duke nisur nga dita e hënë.