Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetar i Parlamentit iranian dhe udhëheqës i delegacionit të Teheranit në bisedimet në Pakistan, reagoi në platformën X pas përfundimit të tyre më 12 prill 2026.
Ai deklaroi se SHBA nuk arriti të fitojë besimin e delegacionit iranian në këtë raund negociatash. Ghalibaf theksoi se para bisedimeve kishte shprehur se Irani kishte "besim dhe vullnet të mirë", por për shkak të përvojave nga dy luftërat e mëparshme, nuk kishte besim te pala kundërshtare.
Sipas tij, delegacioni iranian paraqiti "inisiativa të orientuara drejt së ardhmes", por pala tjetër dështoi të fitonte besimin e tyre. "Amerika i ka kuptuar logjikën dhe parimet tona, dhe tani është momenti që ajo të vendosë nëse mund ta fitojë besimin tonë apo jo", shkroi ai.
Ghalibaf e përshkroi procesin si negociata intensive 21-orëshe dhe falënderoi Pakistanin për rolin e tij në lehtësimin e tyre, duke dërguar përshëndetje popullit pakistanez. Ai shprehu mirënjohje ndaj popullit iranian për mbështetjen dhe premtoi se Irani nuk do të ndalet në përpjekjet për të konsoliduar arritjet e 40 ditëve të mbrojtjes kombëtare. "Rroftë dhe qoftë i përjetshëm Irani ynë i dashur!", përfundoi ai.