Klaus Gjasula, ish-mesfushor i Kombëtares, foli në prag të ndeshjes Poloni-Shqipëri për mungesën e Ernest Muçit nga minuta e parë.
Në prononcimin për TV Klan, ai deklaroi: «Muçi është numër 10 shumë i mirë. Skema është pa numër 10. Trajneri e ka të vështirë t'i gjejë vendin. Kjo është ndeshje e rëndësishme. Do fusë lojtarët që ka bërë eksperiencën më të mirë».
Gjasula u shpreh se duhet t'i besojmë trajnerit. «Sa më shumë të zgjatet mungesa e golit, aq më mirë për ne. Duhet ta mbajmë ndeshjen e hapur, që presioni të bjerë te Polonia», shtoi ai.
Sa i përket Brojës, Gjasula e cilësoi si faktor të madh në 20 minutat e fundit, njësoj si Muçi. «Janë lojtarë që mund të na ndihmojnë shumë», përfundoi ai.