Një person u gjet i pajetë paraditen e sotme pranë Ursë së Kushës, në fshatin Katund i Ri, njësinë administrative të Bradasheshit në Elbasan.
Viktima është identifikuar si Bedri Shahini, 70 vjeç. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Megjithatë, ekziston edhe dyshimi për rënie aksidentale nga ura e segmentit të Korridorit VIII, e njohur si Korridori Tetë, që kalon në këtë zonë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.