Ky artikull është përditësuar. Shiko përditësimet
Riza (Rrustem) Thaqi, i lindur më 15 tetor 1983 në Rogovë të Hasit, Komuna e Gjakovës, me banim në Prizren, u raportua i zhdukur nga familjarët më 25 dhjetor 2025. Ai ishte parë për herë të fundit më 23 dhjetor 2025.
Sektori i Hetimeve Rajonale i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren iniciroi menjëherë veprimet hetimore pas raportimit. Për disa ditë u kryen kërkime në terren, por pa rezultat fillestar. Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, në përputhje me nenin 76, paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, policia publikoi fotografitë e Thaqit në media televizive dhe rrjete sociale për të ndriçuar rastin dhe për të lokalizuar vendndodhjen e tij.
Më 5 janar 2026, policia u bëri thirrje qytetarëve për bashkëpunim, duke kërkuar çdo informacion në lidhje me vendndodhjen e tij. Qytetarët mund të raportonin në numrin emergjent 192, në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës në Facebook ose në çdo stacion policor.
Më 8 janar 2026, falë informacioneve të ofruara nga qytetarët, policia lokalizoi Thaqin. Ai u mor nga policia dhe u dorëzua familjarëve. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren falënderon qytetarët për ndihmën e dhënë në këtë rast.
Përditësim -
Policia e Kosovës ka falënderuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Riza Thaqit, i raportuar i zhdukur nga Prizreni. Në një njoftim zyrtar, policia deklaroi: "Duke ju falënderuar bashkëpunimit të qytetarëve...". Fotot e tij u publikuan në faqen zyrtare si "Person i Zhdukur".