Një grua në Gjilan ka tentuar vetëvrasjen fundjavën e shkuar, në rrethana ende të paqarta. Dyshohet se u shty drejt këtij akti nga një person.
Viktima shpëtoi, por me lëndime trupore. Ajo u dërgua fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit, pastaj u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Menjëherë pas denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit u inicua rasti si "Shtytja në vetëvrasje". Kjo u konfirmua nga Policia Rajonale e Gjilanit.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kjo vepër penale sanksionohet me burgim, por nëse ka vetëm tentim, dënimi zbutet.