Gjin Gjoni, deputet i Partisë Demokratike, foli në një lidhje direkte me emisionin Off the Record në A2CNN, të moderuar nga Andrea Danglli.
Ai deklaroi se gjërat po lëvizin shpejt dhe nuk do të jenë më në dorë të Edi Ramës. Gjoni theksoi se krimi nuk do të mbetet nën kontrollin e qeverisë aktuale.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kushtojnë rëndësi të veçantë Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë. Kjo, sipas Gjonit, do të çojë në pasoja për Ramën për problemet e akumuluara nga viti 2013 deri në ditët e sotme.
Gjoni parashikoi se pas Janarit do të ketë lëvizje tektonike ndaj qeverisë Rama, të nxitura nga faktori ndërkombëtar. Ai përsëriti se Rama do të marrë atë që meriton për çështjet e zgjidhura keq gjatë kësaj periudhe.