Gjykata e Posaçme ka shpallur të fajshëm dhe ka dënuar me nga 8 muaj burg të akuzuarit Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja për korrupsion në zgjedhje.
Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Rënduar (GJKKO) ka pezulluar dënimet me burg dhe i ka vendosur të pandehurit në shërbim prove. Kështu, asnjëri prej tyre nuk rrezikon qelinë.
Sipas Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), të akuzuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë fushatës zgjedhore premtuan, ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar. Disa burime përmendin se kjo veprimtari synonte mbështetjen e subjektit politik Partia Socialiste.