Gjykata e Apelit në Paris ka dhënë një vendim në favor të Paris Saint-Germain në betejën ligjore kundër ish-lojtarit të saj, Kylian Mbappe. Futbollisti është urdhëruar të paguajë 60 mijë euro si kompensim për vështirësitë dhe "mungesën e likuiditetit" që klubi përballi gjatë periudhës 10 prill deri më 25 maj 2025.
Ky veprim ligjor erdhi pasi Mbappe kërkoi sekuestrimin e përkohshëm të llogarive bankare të klubit, duke e detyruar PSG-në të siguronte linja kredie urgjente për të përballuar detyrimet financiare gjatë atyre 45 ditëve. Konflikti nisi pas transferimit të Mbappe te Real Madrid në gusht të vitit 2024, kur francezi pretendoi se klubi parisien i kishte mbetur borxh rreth 60 milionë euro në formë bonusesh dhe shpërblimesh.
Megjithatë, gjykata ka rrëzuar një kërkesë tjetër të klubit. PSG kishte kërkuar një dëmshpërblim simbolik prej një euroje për dëmtimin e imazhit dhe reputacionit të institucionit, por gjykata nuk e ka pranuar këtë pretendim.