Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sfidën e fundit për këtë fushatë të Nations League përballë San Marinos. Takimi do të zhvillohet më 6 tetor në orën 20:45 në stadiumin Air Albania në Tiranë. Për këtë përballje, UEFA ka deleguar një ekip arbitrash nga Turqia, me kryesor Mehmet Türkmen.
Ndihmësit e arbitrit kryesor do të jenë Ibrahim Çaglar Uyarcan dhe Anıl Usta, ndërsa rolin e gjyqtarit të katërt do ta mbajë Oguzhan Çakir. Për sistemin VAR, përgjegjës është caktuar Onur Özütoprak, ndërsa Erkan Engin është përcaktuar si asistent në sallën e VAR.
Shqipëria hyn në këtë sfidë pas një humbjeje 2-0 në transfertën ndaj Finlandës. Synimi i skuadrës është rikthimi te fitorja për të mbetur në garë për vendin e parë në Grupin C1. Shqipëria aktualisht renditet në vendin e dytë në grup me 6 pikë të grumbulluara.