Granit Xhaka, mesfushori me prejardhje shqiptare, ka folur për vendimin për t'u bashkuar Sunderlandit verën e kaluar, një ekip që sapo ishte ngjitur në Premier Ligë.
Në një intervistë për BBC, ai tha se edhe miqtë e tij më të afërt e përqeshën për këtë transferim. “Njerëzit po qeshnin me mua, madje edhe miqtë më të afërt, më thoshin: pse po kthehesh? Mirë që po kthehesh në Premier Ligë, por pse në Sunderland? U thashë: sepse i dua sfidat”, u shpreh Xhaka.
Ai shpjegoi se vendimin e mori pasi ndiente nevojën për një sfidë të re pas sukseseve me Bayer Leverkusenin në Gjermani. “Kisha një ndjenjë se më duhej një sfidë e re. Pas dy vitesh në Gjermani, ku në vitin e parë fituam gati gjithçka: të pamposhtur në Bundesligë, fituam Kupën, humbëm finalen në Europa Ligë – ishte shumë e dhimbshme”, tha ai.
Xhaka theksoi se pasi foli me pronarin dhe trajnerin e klubit, u bind se Sunderlandi ishte zgjedhja e duhur. “Njerëzit janë shumë modestë. Është një qytet i vogël, sikur ku jam rritur unë. Besova se është drejtimi i duhur për mua dhe familjen time, dhe jam i lumtur që gjithçka po shkon siç e prita”.
Sunderlandi ka befasuar këtë sezon, duke zënë vendin e 8 në tabelë dhe duke qenë vetëm 5 pikë larg pozicioneve të para katër. Të gjithë ekspertët e futbollit në Angli ia atribuojnë këtë sukses lidershipit të Xhakës, i cili mban edhe shiritin e kapitenit.
Përditësime
Sunderlandi është i vetmi ekip pa humbje në shtëpi në Premier Ligë.
- Granit Xhaka konfirmohet i lënduar dhe do të mungojë ndaj Arsenalit të shtunën në orën 16:00.
- Sunderlandi synon një vend në Evropë