Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kërkuar që kjo forcë politike t'i kthehet bazës së saj, duke nënvizuar se anëtarësia përbën pjesën "idealiste" të partisë. Në një reagim në rrjetet sociale, Haziri u shpreh se LDK-ja u takon anëtarëve dhe jo funksionarëve të saj.
Në të njëjtin komunikim, ai bëri një vlerësim krahasues për tri partitë kryesore në vend, duke deklaruar se "historia na ka mësuar që LDK është parti e idealistëve, PDK është parti e kryengritësve dhe VV është parti e të pakënaqurve".
Këto deklarata vijnë në një situatë tensionesh të brendshme. Të mërkurën, një grup anëtarësh dorëzuan nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm. Synimi i kësaj nisme është shkarkimi i kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku, si pasojë e rezultatit zgjedhor të 7 qershorit, ku LDK u rendit e treta.