Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka hedhur të premten shortin për çerekfinalet e Kupës së Kosovës në futboll, në ambientet e saj. Kjo fazë zhvillohet më 4 dhe 5 mars.
Shorti ka përcaktuar katër përballje mes skuadrave të Superligës dhe atyre të Ligës së Parë.
Çiftet çerekfinale
• Dukagjini – Feronikeli 74 (në Klinë)
• Llapi – Malisheva (në Podujevë)
• Ferizaj – Vushtrria
• Ballkani – Gjilani (në Suharekë)
Feronikeli 74 dhe Vushtrria përfaqësojnë Ligën e Parë, ndërsa skuadrat e tjera garojnë në Superligë.
Përditësime
Shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës në futboll u hodh në prani të Abdyl Bellopojës, kryetar i Komisionit të Garave. Në ceremoni morën pjesë Agron Shoshollit, administrator i Superligës dhe Ligës së Parë, si dhe përfaqësues të klubeve.