Java e re astrologjike përkon me dy ngjarje kryesore: hënën e re në Bricjap, që simbolizon fillime të reja, dhe kalimin e Afërditës në Ujor, e cila bashkon dashurinë me intelektin. Energjia e kësaj periudhe nuk do të jetë e mbingarkuar, por do të kërkojë strukturë dhe individualitet.
Sipas shpjegimit të astrologes Chrysanthi Kalogeri në emisionin “Shije Shtëpie” të Tv Klan, kjo javë vazhdon dinamikën e javës së kaluar. Në nivel global, priten të vazhdojnë luftërat, tendencat për pushtet dhe fenomenet natyrore. Në aspektin personal, ofrohen shanse për zhvillim.
Ajo këshillon kujdes gjatë datave 13-14 janar, kur do të ketë shumë fjalë, takime dhe kontakte pa thelb. Punët serioze ose nënshkrimet duhet t'i lihen pas datës 14. Nëse firmoset, nevojitet vëmendje e lartë. Ngjarja kryesore vjen më 16-18 janar me hënën e re në Bricjap, që sjell fillime dinamike, të organizuara, duke kërkuar punë dhe vendosmëri.
Nga data 15 deri në fund të javës, priten ide të reja, takime me njerëz të përshtatshëm për realizimin e synimeve dhe projekteve. Është periudhë e mirë për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Megjithatë, ekuilibri është i brishtë, dhe më 17 janar mund të lindin konflikte ku fjalët lëndojnë.
Më të favorizuarit janë shenjat e tokës dhe ujit. Bricjapi, që feston ditëlindjen, duhet të shmangë nxitimin, impulsivitetin dhe reagimet e menjëhershme. Të njëjtën këshillë ndjekin Dashi dhe Peshorja.
Për Dashin, kjo javë dhe muaj është shumë i rëndësishëm. Fokusohuni në jetën sociale dhe profesionale. Lëvizni, takoni njerëz të rëndësishëm dhe veproni të organizuar, me synime të qarta dhe pa impulsivitet. Kujdesi nevojitet të martën dhe të mërkurën.