Një i ri ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të 13 majit 2026 në Shkodër, pasi dyshohet se është hedhur nga një pallat në lagjen Rus.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Sipas informacioneve paraprake, i riu ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga rënia nga ballkoni i katin të pestë.
Policia e Shtetit ka njoftuar se personi i ndjerë nuk është identifikuar ende, për mungesë mjetesh identifikuese. Deri më tani nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes. Në vendngjarje janë hedhur dyshime për një rast vetëvrasjeje.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe pritet të japin informacion zyrtar në vijim.