Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë dhe ish-president i Shqipërisë, ka uruar besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit më 18 shkurt 2026. Urimi është dhënë nga qelia, ku ndodhet aktualisht.
Në postimin e tij, Meta u ka dëshiruar besimtarëve agjërim të lehtë, të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi. Ai ka theksuar se ky muaj i shenjtë të jetë kohë reflektimi, mëshire dhe afrimi me Zotin, duke forcuar solidaritetin, dashurinë dhe mirësinë mes njerëzve.
Meta ka cituar Kuranin: “Vërtet, pas vështirësive vjen lehtësimi.” Ai është bashkuar me lutjet për begati, shëndet, paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare, duke e quajtur Ramazanin burim drite për zemrat dhe shpresë për të ardhmen.
Postimi i plotë:
GËZUAR MUAJIN E BEKUAR TË RAMAZANIT!
Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë agjërim të lehtë, të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi!
Qoftë ky Muaj i Shenjtë një kohë reflektimi, mëshire dhe afrimi me Zotin, duke forcuar solidaritetin, dashurinë dhe mirësinë mes nesh.
“Vërtet, pas vështirësive vjen lehtësimi.” – Kuran.
Me besim të palëkundur në Zot, u bashkohem lutjeve tuaja për begati, shëndet, paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare.
Qoftë Ramazani burim drite për zemrat tona dhe shpresë për të ardhmen!