Irani goditi Bazën Ajrore Al Minhad në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë sulmeve të natës drejt shteteve të Gjirit dhe Izraelit.
Një raketë ra në bazë, e cila operohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shërben si selia ushtarake e Australisë për Lindjen e Mesme që nga viti 2003. Baza strehon strukturë të përhershme ushtarake britanike, të hapur në vitin 2024, si dhe trupa amerikane dhe australiane.
Kryeministri australian Anthony Albanese bëri me dije se predha shkaktoi dëme të vogla në një bllok akomodimesh dhe një strukturë mjekësore. Ai konfirmoi se mbi 100 pjesëtarë të personelit australian janë të vendosur aty dhe janë absolutisht të sigurt. Albanese nuk mundi të konfirmonte nëse Teherani e shënjestroi drejtpërdrejt bazën, duke theksuar se Australia nuk është në luftë.
Ky sulm vjen pas një goditjeje më të hershme me dron iranian në ditët e para të luftës, pa dëme të raportuara. Irani nisi bombardime me dronë dhe raketa, duke vrarë një çift të moshuar në Tel Aviv. Zyrtarët iranianë e cilësuan si hakmarrje për vrasjen e Ali Larijani, shefit më të lartë të sigurisë, në një sulm ajror izraelit të hënën.