Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi iranian ndaj një ndërtese rezidenciale në Arabinë Saudite. Agjencia për Mbrojtje Civile e vendit e konfirmoi ngjarjen në rrjetin social X, duke theksuar se ndërtesa ishte e banuar dhe sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon.
Bahreini denoncoi një sulm iranian ndaj një impianti uji, që preku objektiva civile dhe shkaktoi dëme materiale, sipas një postimi të Ministrisë së Brendshme në X. Vendet e Gjirit Persik përballen me rritje të kërcënimeve dhe sulmeve me dronë.
Presidenti amerikan Donald Trump bisedoi pasdite vonë me kryeministrin britanik Keir Starmer për situatën në Lindjen e Mesme dhe mundësinë e përdorimit të bazave të RAF-së për mbrojtje kolektive. Biseda erdhi pas kritikave të Trump-it ndaj vonesës së Britanisë për dërgimin e dy anijeve ndërluftuese në Mesdheun Lindor.
Emiratet e Bashkuara Arabe shprehën pakënaqësi për raportime në media izraelite, që zbulojnë sulme të kufizuara në Iran dhe lëvizje të avionëve drejt Tel Avivit. Zyrtarët e Abu Dhab-it thanë se këto informacione dëmtojnë përpjekjet rajonale dhe kërkuan menaxhim më të kujdesshëm të të dhënave për fluturimet evakuuese dhe lëvizjet ushtarake.
Një burim i familjes mbretërore saudite deklaroi se Arabia Saudite koordinohet me aleatë për skenarë përgjigjeje, por shmangia e konfliktit mbetet prioritet. Ai shtoi: «Nëse sulmet e Iran-it kundër vendeve të Gjirit Persik vazhdojnë, do të hapim bazat tona ushtarake për forcat amerikane për mbështetje logjistike dhe ushtarake kundër Iran-it».