Ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Drenicë, në një takim të zhvilluar te Sami Lushtaku. Takimi ka ngjallur vëmendje të shtuar për shkak të afërsisë kohore me zhvillimet në Hagë. Pjesëmarrësit janë mbledhur pikërisht 72 orë përpara se Gjykata Speciale të shpallë vendimin lidhur me ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Ndërkohë, qëllimi i saktë i këtij takimi mbetet ende i paqartë për opinionin publik. Ky organizim pason protestën e mbajtur një ditë më parë në Prishtinë, ku qytetarët kërkuan liri për ish-udhëheqësit e luftës.
Përditësime
Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar zyrtarisht datën 16 shtator për shpalljen e vendimit lidhur me katër ish-drejtuesit e UÇK-së. Kjo datë konfirmon afatin e vendimit pas spekulimeve të shumta mbi kohën e gjykimit.