Eduard Novak, ish-ministër i Kulturës dhe Sportit të Rumanisë, ka komentuar përparimin e kombëtares kosovare të futbollit në një intervistë për Prosport.ro.
Ai theksoi se një shtet i vogël si Kosova po jep leksione futbolli rumunëve. Novak shpjegoi se kjo arrihet falë investimeve në lojtarë dhe besimit ndaj tyre. "Nuk do të ishte befasi për askënd nëse i shohim ata në Kampionatin Botëror", u shpreh ai.
Novak u ankuar gjithashtu për performancën e dobët të Rumanisë, e cila për 20 vjet kërkon falje nga tifozët pa arritur kualifikim në Kupën e Botës. Rumania u mposht nga Turqia në gjysmëfinalen e play-off'it dhe të martën do të luajë miqësore me Sllovakinë, të eliminuar më parë nga Kosova.
Kombëtarja kosovare është një hap larg kualifikimit në Botëror. Ajo do të përballet me Turqinë të martën në orën 20:45 në Stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.