Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka komentuar në një postim në Facebook diskutimet e fundit për zgjedhjen e presidentit.
Ajo shkruan se kryeministri Albin Kurti po përdor metodën e shantazhit dhe kërcënimit, duke iu referuar me gjasë takimit të zhvilluar më 3 mars 2026 midis Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Në postim, Ymeri thekson: "Shumë gjëra në Kosovë janë kushtëzu me shantazh, me kërcënim, këtë e dëgjojmë edhe jashtë sallave të Gjykatave po tash Kosova ka arrit që Kryeministri përdor këtë metodë edhe për zgjedhje të Presidentit. Ose Kandidati im partiak ose zgjedhje. Ose Pushtet 100% Kurti & Co. ose Zgjedhje".
Ymeri deklaron se nuk do t'i nënshtrohet këtij kushti dhe se një votë pro ose kundër vetëm për kuorum nga deputetë të opozitës për një kandidat partiak të pushtetit dëmton demokracinë dhe lirinë në vendimmarrje.
Ajo shton se as Glauk Konjufca, as asnjë numër tjetër serik i partisë (ksisoj i ka paraqitur Kurti), nuk duhet të marrë postin e presidentit.