Java e 26-të e kampionatit Abissnet Superiore zhvillohet të premten dhe të shtunën, duke nisur më 27 shkurt 2026, në orën 19:00, me ndeshjen Vllaznia-Tirana në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër. Dy skuadrat synojnë rikthimin te fitorja.
Të shtunën, më 28 shkurt, luhen katër takime të tjera. Në orën 13:30, Vora pret Dinamo City në shtëpi, me të dy ekipet që kërkojnë rezultate pozitive. Në orën 16:30 zhvillohen dy ndeshje njëkohësisht: Partizani përballet me Egnatia në "Arena e Demave", ndërsa AF Elbasani luan ndaj Bylis në "Elbasan Arena", pas sukseseve të javës së mëparshme.
Java përmbyllët në orën 19:30 me përballjen Teuta-Flamurtari në stadiumin "Niko Dovana". Durrsakët synojnë fitoren e tretë radhazi, ndërsa vlonjatët, të pozicionuar në fund të tabelës, kërkojnë rikthimin te suksesi.
Programi i plotë i javës së 26-të
• Vllaznia-Tirana, 27.02.2026, 19:00, "Loro Boriçi"
• Vora-Dinamo City, 28.02.2026, 13:30
• Partizani-Egnatia, 28.02.2026, 16:30, "Arena e Demave"
• AF Elbasani-Bylis, 28.02.2026, 16:30, "Elbasan Arena"
• Teuta-Flamurtari, 28.02.2026, 19:30, "Niko Dovana"