Java e re në Shqipëri nis me mbizotërimin e motit të qëndrueshëm dhe temperaturave të larta. Sipas parashikimeve të publikuara për këtë të hënë, pjesa më e madhe e territorit do të karakterizohet nga kthjellime, ndërsa në relievet malore do të ketë alternime të vranësirave mesatare me intensitet të ulët.
Temperaturat e mëngjesit janë regjistruar në vlerën 18 gradë Celsius, ndërsa gjatë orëve të ditës termometri pritet të ngjitet deri në 30 gradë Celsius. Në zonat bregdetare, era do të fryjë me një shpejtësi mesatare prej 10 m/s, duke shkaktuar një dallgëzim që pritet të arrijë shkallën 3 ballë.