Mesfushori i Real Madridit dhe i kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham, ka folur me vlerësim për trajnerin portugez Jose Mourinho, pas zyrtarizimit të këtij të fundit në krye të pankinës madrilene. Deklarata është dhënë pas barazimit 0-0 të Anglisë përballë Ganës në kuadër të Kupës së Botës 2026.
Bellingham e cilësoi Mourinhon si një trajner të nivelit të lartë dhe u shpreh entuziast për të filluar punën me të. Krahas ndryshimit në drejtimin teknik, mesfushori anglez vlerësoi lëvizjet e bëra nga Real Madridi në tregun e transferimeve, duke theksuar se prurjet e reja i shtojnë skuadrës cilësi dhe përvojë të nevojshme.
"Jam shumë i lumtur. Kemi bërë gjithashtu nënshkrime të shkëlqyera, shumë afrime, me shumë cilësi dhe përvojë. Do të jem shumë i lumtur të punoj me ta", deklaroi Bellingham.
Aktualisht, futbollisti mbetet i përqendruar te objektivi i tij me kombëtaren angleze për të fituar Kupën e Botës 2026. Anglia ka regjistruar 4 pikë pas dy ndeshjeve të para në fazën e grupeve dhe do të zhvillojë takimin e fundit të kësaj faze përballë Panamasë.