Ueston MekKeni ka gjetur akordin me Juventusin për rinovimin e kontratës deri në vitin 2030. Zyrtarizimi pritet së shpejti, sipas mediave italiane.
Lojtari do të përfitojë përmirësim të ndjeshëm financiar. Nga 2,5 milionë euro aktuale, pagëja kalon në 4 milionë euro fikse, me mundësi deri në 5 milionë euro në bazë të bonuseve dhe paraqitjeve. Kjo reflekton vlerësimin e Juventusit për kontributin e tij në fushë.
MekKeni mbërriti te Juventusi në verën e vitit 2020. Në këto pesë vite, përveç disa muajve huazim te Leedsi, ka luajtur 220 ndeshje, ku në 170 ka qenë titullar.
Ai është aktivizuar në të gjitha pozicionet e mundshme nën trajnerët e ndryshëm të Juventusit, përfshirë rolin e qendërsulmuesit në ndeshjen ndaj Galatasarayit. Të vetmet pozicione që nuk i ka interpretuar janë ai i qendërmbrojtësit dhe i portierit.
Mesfushori me nofkën “Herri Poter” ka treguar versatilitet të lartë në fushën e lojës.