Ish-zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris kritikoi të enjten pasdite administratën e presidentit Donald Trump për luftën me Iranin. Gjatë një takimi me demokratët në Las Vegas, Nevada, ajo deklaroi: "Kur shikon këtë luftë në Iran, të cilën populli amerikan nuk e dëshiron dhe që nuk është autorizuar nga Kongresi, por edhe nëse do të ishte, nuk duhej të ishte nisur. Ai foli për shkatërrim total dhe pastaj tha se e bëri… Është e gjitha thjesht budallallëk", tha ajo mes duartrokitjeve të forta.
Harris premtoi më parë se nuk do të përdorë fjalë të tilla në publik, por e bëri me ironi. Deklaratat vijnë ndërsa Trump paralajmëroi Iranin të nënshkruajë shpejt një marrëveshje pas sulmeve ndaj anijeve luftarake amerikane në Ngushticën e Hormuzit.
Ajo e cilësoi Russinë si fituesen më të madhe të konfliktit. "Për shkak të çështjes së naftës, ai ka hequr sanksionet ndaj Rusisë. Ata po fitojnë para duke shitur naftë që më parë nuk mund ta shisnin. Ne po dërgojmë artileri, municione dhe mbrojtje ajrore që përndryshe do të shkonin në Ukrainë. Pasojat janë të mëdha", deklaroi ajo.
Harris e quajti Trump-in "i rrezikshëm". "Nuk do ta quaj thjesht idiot. Ai është i rrezikshëm", shtoi ajo.
Gjithashtu, ajo komentoi opinionin e fundit të Gjykatës Supreme për Ligjin e të Drejtës së Votës, duke thënë se do të ketë "ndikim të madh" në zgjedhjet e mesmandatit. "Ata po e bëjnë qëllimisht më të vështirë për njerëzit të votojnë, sepse e dinë që njerëzit nuk janë budallenj dhe po i kushtojnë vëmendje kostos së karburantit, kostos së banesave dhe kostos së kësaj lufte", tha Harris, duke iu referuar përpjekjeve të republikanëve për rishpërndarjen e zonave zgjedhore.