Në ditën e pestë të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, katër ushtarë amerikanë kanë humbur jetën nga një sulm me dronë iranianë në Kuvajt.
Sipas Washington Post, viktimat e identifikuara janë kapiten Cody Khork, 35 vjeç; rreshter Declan Coady, 20 vjeç; rreshter Nicole Amor, 39 vjeç, nënë e dy fëmijëve; dhe rreshter Noah Tietjens, 42 vjeç. Të katërtë i përkisnin Komandës së 103-të të Mbështetjes, një njësi mbështetëse e rezervës së ushtrisë me seli në Iowa.
Dy ushtarë të tjerë amerikanë të vrarë në të njëjtin sulm nuk janë identifikuar ende. Këto përbëjnë vdekjet e para amerikane në operacionin ushtarak amerikano-izraelit kundër Iranit.
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se sulmi i madh ndaj Iranit nuk ka filluar ende. Ai dhe sekretari i Luftës Pete Hegseth kanë thënë se ka të ngjarë të ketë më shumë viktima.
Raportime të tjera nga Euronews Albania
- Video ku një avion britanik rrëzon një dron iranian.
- Tregjet globale janë tronditur nga lufta në Iran.
- Garda Revolucionare iranianë ka kërcënuar se do të godasë qëndrat financiare në Lindjen e Mesme.
- Mbi 1 mijë civilë kanë humbur jetën në Iran.
Përditësime
Pentagoni ka publikuar zyrtarisht emrat dhe detajet e katër ushtarëve amerikanë të vrarë në sulmin me dronë iranianë në Kuvajt.
Zhvillime të tjera:
- Donald Trump dha citate të reja specifike në intervistën me Daily Mail.
- Fotot dhe emrat e ushtarëve zënë vendin e parë në faqen kryesore të Washington Post.