Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mban sot një seancë të mbyllur kushtuar Iranit.
Takimi u kërkua nga Rusia, e cila ngriti çështjen e sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj infrastrukturës civile në atë vend. Këtë e njoftuan dy diplomatë të OKB-së, me kusht anonimitetit, sepse seanca nuk është e hapur për publikun.
Shtetet e Bashkuara, të cilat kryesojnë aktualisht Këshillin e Sigurimit, caktuan takimin, sipas Times of Israel.