Ministrja e Brendshme Albana Koçiu deklaroi se Garda e Republikës ka zbatuar vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për shtimin e masave sigurie për ish-kreun e SPAK-ut Altin Dumani.
Koçiu mohoi raportet për moszbatim të këtij vendimi. Ajo theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme kishte përfaqësues në nivel zv.ministri në procesin e vendimmarrjes së KLP-së. "Jemi vënë në dijeni dhe kemi qenë pjesë e vendimmarrjes", u shpreh ministrja.
Sipas saj, Garda e Republikës ka shtuar në organikën e saj dy truproja të rinj për mbrojtjen e Dumanit në cilësinë e prokurorit të SPAK-ut. Garda ka marrë të gjitha masat dhe ka miratuar shtimin e këtyre punonjësve.
Kërkesa për shtimin e sigurisë erdhi nga kreu aktual i SPAK-ut Klodian Braho dhe u pranua nga KLP-ja bazuar në analizën e riskut. Megjithatë, burime nga SPAK-u raportojnë se në terren nuk ka ende ndryshim konkret në numrin e efektivëve që sigurojnë mbrojtjen e Altin Dumanit.