Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), territori i vendit do të mbizotërohet nga mot kryesisht me diell, ndërsa vranësirat do të jenë të pranishme vetëm në formë lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë vlerat nga 22 deri në 25 gradë Celsius. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore. Këto kushte atmosferike janë cilësuar si të përshtatshme për qëndrim dhe aktivitete në ambiente të hapura në pjesën më të madhe të territorit.