Kosova sonte do të jetë nikoqire e Sllovakisë në kuadër të kualifikimeve për Eurobasket.
Dardanët udhëheqin Grupin C, pasi ndodhen në vendin e parë pas fitores në xhiron e parë ndaj Shqipërisë. Kosova dhe Sllovakia kanë të njëjtin numër pikësh. Një fitore do të rrisë avantazhin e kosovarëve ndaj rivalëve.
Ndeshja fillon në orën 19:00 dhe emetohet në platformën Artmotion, konkretisht në kanalin Sport 2.