Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 59 aksidente trafiku, prej të cilave 24 me të lënduar dhe 35 me dëme materiale, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës. Nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë së njëjtës periudhë, policia shqiptoi 1 633 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Gjithashtu, u arrestuan 13 persona, ndërsa nëntë u dërguan në mbajtje.
Dukagjini raportoi gjithashtu se në raportin 24-orësh nuk ishte evidentuar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.