Partia Aleanca po vijon angazhimet e saj politike në Prishtinë edhe pas përfundimit të zgjedhjeve, duke u shfaqur si një nga subjektet më të organizuara në kryeqytet. Kreu i degës, Kreshnik Smajlaj, ka prezantuar aderimin e asambleistit Betim Abdullahu në radhët e kësaj partie.
Betim Abdullahu njihet për rezultatin e tij të lartë, duke qenë ndër asambleistët më të mbështetur në kryeqytet. Në ceremoninë e zhvilluar për këtë ngjarje, pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Aleancës, Ardian Gjini.
Sipas njoftimeve zyrtare, në ditët në vijim pritet të ketë ndryshime dhe aderime të tjera në strukturat e kësaj partie.