Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Daulina Osmanin në pozicionin e zëvendësministres së Sportit dhe Rinisë.
Osmani ishte zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përgjatë mandatit të kaluar.
Kryeministri Kurti e ka uruar znj. Osmanin për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të saj.