Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti priti më 24 shkurt 2026 në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Kosovë.
Ky është takimi i dytë i këtij formati që nga fillimi i zbatimit gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete më 15 janar 2026.
Gjatë takimit, Albin Kurti i njoftoi ambasadorët me punën e Ministrisë së Brendshme në informimin sa më të drejtë të qytetarëve të huaj, fushatën dhe aktivitetet e ndërmarra. Qëllimi është që zbatimi i plotë, i cili nis më 15 mars 2026, të paraprihet nga informim i saktë dhe i duhur për çdo të huaj, në mënyrë që ata të njohin të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre.
Zyra e Kryeministrit thekson bashkëpunimin me komunitetin diplomatik për të siguruar informacion të qartë dhe për të shmangur keqkuptimet.
Sipas burimeve, personat me automjete me targa të huaja nuk do të gjobiten për tejkalimin e tremujorit ligjor të qëndrimit, ndërsa shtetasit e huaj nuk janë të detyruar të aplikojnë për leje qëndrimi brenda 72 orëve nga hyrja. Serbia dhe Lista Serbe kanë kundërshtuar këto ligje dhe kanë ngritur brenga te bashkësia ndërkombëtare. Më parë, zbatimi u shty nga nëntori në 15 janar 2026.