Kryeministri Edi Rama ka publikuar të enjten, më 24 prill 2026, pamje nga stërvitja e Forcave Speciale të Ushtrisë Shqiptare në rrjetet sociale.
Në postimin e tij, ai i cilëson këto forca si elitën e ushtrisë dhe vlerëson gatishmërinë e tyre profesionale.
“Mirëmëngjes! Dhe me këto momente nga stërvitja e Forcave Speciale, elita e Ushtrisë Shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Edi Rama.
Pamjet tregojnë efektivët gjatë një seance intensive stërvitore në poligon qitjeje.
Këto njësi trajnohen vazhdimisht në kushte të vështira për të përballuar situata me rrezikshmëri të lartë dhe për të mbajtur standardet operative si anëtar i NATO-s.