Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhjen e radhës në orën 11:30.
Sipas njoftimit zyrtar, në rendin e ditës janë parashikuar dy pika kryesore:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit;
- Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.
Mbledhja parashikohet të zhvillohet të hënën, më 2 mars 2026.